Lajme

Grenell: Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë ShBA-ve që nuk pajtohet me Kurtin

Ish-emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë.

Ai ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për refuzimin e projektit të gazit dhe mospajtimet e tij lidhur me Marrëveshjen e Washingtonit.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh energjinë e tipërtëritshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale.”, tha Grenell.

Ai gjithashtu shtoi se presidentja Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë ShBA-së se nuk pajtohet me kryeministrin Kurti për projektin për gazin.

“Vjosa Osmani gjithashtu i ka bërë të qartë ShBA-së se ajo nuk pajtohet me Kurtin”, shkroi Grenell në Twitter. //reporteri.net

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *