Lajme

Grenell tregon pse nuk u ftua Kosova në Samitin për Demokraci

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë gabim të rëndë që ka refuzuar projektin amerikan për gazin.

Madje, Grenell këtë e vlerëson si njërën ndër arsyet kryesore pse Kosova nuk u ftua nga ShBA në Samitin për Demokraci.

“Nuk e di pse është refuzuar projekti amerikan për gazin nga Kurti, por është refuzuar një grumbull parash amerikanë për të përmirësuar jetërat e njerëzve në Kosovë. Dhe kjo duhet të shpjegohet. Është një gjë e dhimbshme, sepse është për të mirën e progresit demokratik dhe Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci. Mendoj që ka arsye të shumta që nuk është ftuar, por mendoj se keni refuzuar shumë para për të investuar në vendin tuaj dhe ky është një problem”, ka thënë Grenell në një intervistë për RTV Dukagjin.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *