Lajme

Grenell i reagon ish-komandantit amerikan

Ish-i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, Mark Hertling, pas deklaratës në lidhje me vizitën e tij në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një shkrimi në Twitter ushtaraku i njohur amerikan, njëherit ish-komandant i forcave amerikane në Europë, Mark Hertling, e ka quajtur “ilegale” formën se si Trump e ka cilësuar vizitën e Grenellit.

Pas kësaj kritike, ka ardhur reagimi i Grenell i cili ka thënë se presidentët Biden dhe Trump kanë të njëjtën politikë mbi Marrëveshjen Ekonomike të Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mark Hertling nuk e di se Biden dhe Trump kanë të njëjtë politikë në Marrëveshjet Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Shtrohet pyetja, pse Mark mendon se për të avokuar politikën e ShBA-së është ilegale? Washingtoni e bën gjithçka një partiake”, ka shkruar Grenell.

Më poshtë keni postimin e tij.

Related posts
Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Lajme

Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra

Lajme

Ky është parashikimi i motit për nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *