
Bedri Greca dhe Gjilani tashmë kanë ndarë rrugët.
Sulmuesi 27 vjeçar nga Tirana tashmë prej kohësh ka ftohur marrëdhëniet me stafin teknik dhe kështu drejtuesit e klubit kanë vendosur fillimisht për ta gjobitur atë e më pas edhe për ti dhënë lejen e largimit, shkruan Gazetasheshi.com.
“Ai pritet të largohet 99,9% nga klubi i Gjilanit” i ka thënë një burim Gazetës “SHESHI” për shkak të disiplinës së futbollistit.
Gjilani i ka dhënë ‘dritën jeshile’ për tu larguar, por fillimisht duhet ta zgjidhin çështjen e kontratës, pasi që lojtari ka marrë paradhënie dhe kontrata e tij me “kuqebardhët” është e vlefshme deri në fillimin e vitit.
Siç mëson ekskluzivisht Gazeta “SHESHI”, lojtari tashmë ndodhet në negociata me klubin e Bylisit.
Por, fillimisht i duhet të zgjidh kontratën me Gjilanin, e cila nuk do të jetë edhe shumë e lehtë.