
Largimi i Bedri Grecës nga SC Gjilani ka shkaktuar bujë të madhe në mediet shqiptare. Greca ditë më parë për Insportin në një intervistë ekskluzive rrëfeu prapaskenat e largimit të tij nga klubi gjilanas.
Nuk vonoi shumë reagimi i Gjilanit, në të cilin klubi mohon pretendimet e futbollistit shqiptar se i është shkëputur kontrata njëanshëm. Sipas komunikatës zyrtare, Bedri Greca ende është futbollist i Gjilanit dhe kontrata e tij ende është e deponuar në FFK. Po ashtu, asnjë obligim financiar nuk kanë ndaj tij.
Pas kësaj komunikate, Greca për Insportin ka demantuar klubin gjilanas se ende është pjesë e tyre, pasi ka pranuar dokumetin zyrtar me vulën dhe nënshkrimin e Drejtorit Ekzekutiv të Gjilanit, Sevdail Robelli.
“Sa i përket komunikatës së klubit se unë ende jam pjesë e klubit, unë po ju tregoj shkresën që klubi e ka sjell në drejtimin tim, përmes adreses elektronike”, deklaroi Greca për Insportin.