Lajme

Gratë vetëm mbushin kuotën e listave zgjedhore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në gjashtë legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, gjithmonë kanë dominuar burrat.

Madje as në kabinetin qeveritar nuk ka qenë më mirë situata. Edhe në këto zgjedhje, partitë politike nuk do të respektojnë ligjin për barazi gjinore. Partitë nuk kalojnë 30 për qindëshin e kuotës ligjore, gratë pjesë e listave të deputetëve

Është i vetmi që respekton ligjin për barazi gjinore.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në komunën që drejton ka emëruar 6 gra në pozita menaxheriale, deri sa ka vetëm 5 burra.

Por, njëjtë si Lladrovci deri tash nuk kishte vepruar Kadri Veseli me përfshirjen e grave ne pozita menaxheriale.

Burrat dominuan në masë të madhe edhe legjislaturën e 6 të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt kishte vetëm tri gra.

Dhurata Hoxha, Adriana Hogjiq dhe Diana Zhiviq ishin ministër e vetme të Ramush Haradinajt.

E tani kur data e zgjedhjeve të parakohshme është caktuar me 6 tetor, partitë politike, afatin e fundit për ti dorëzuar listat e kanë sonte në mesnatë.

Por, as kësaj radhe duket se nuk do të respektojnë ligjin për barazi gjinore, që obligon përfaqësim të barabartë 50 me 50 %.

Blerta Deliu, nga Partia Demokratike e Kosovë thotë se kësaj radhe do të kalojnë kuotën prej 30 % që e obligon ligji për zgjedhje.

Ndërkohë, përfaqësim më të madh të grave premtojnë edhe koalicioni AAK – PSD.

E partia që ka një grua për kandidate të kryeministre thonë se respektojnë kuotën prej 30 për qind, po duket se ligjin për barazi gjinore nuk do ta respektojnë.

Por, dikush që po monitoron procesin zgjedhor, po e sheh me skepticizëm angazhimin e partive politike për të përfshirë gratë si në listë por edhe në organe vendimmarrëse.

Madje Adelina Hasani thotë se asnjë parti deri më tash nuk ka pasur guximin të dal me ½ e përfaqësimit femra.

Ligji për Barazi Gjinore kërkon përfaqësim të barabartë të të dyja gjinive në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe në institucionet e tjera publike.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat