Sport

Granit Xhaka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin, mesfushori e informoi edhe Jose Mourinhon

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka do të vazhdojë te mbetet në Londër tek Arsenali për një kohë të gjatë.

Xhaka ka nënshkruar sot kontratën e tij me “Topçinjtë” e cila do ta mbajë atë në “Emirates” edhe për katër vite të tjera, shkruan Demokracia.com.

Krejt kjo është bërë e ditur nga gazetari i “Football-London”, Chris Wheatley i cili është i lidhur me klubin londinez.

Ai ka njoftuar se Granit Xhaka ka nënshkruar sot me Arsenalin, ndërsa për një gjë të tillë e ka njoftuar edhe trajnerin e Romës, Jose Mourinhon i cili ishte shumë i interesuar për transferimin e Xhakës në Romë.

“Granit Xhaka nënshkroi sot kontratën e tij të re me Arsenalin. Marrëveshje katërvjeçare. Trajneri i Romës, Jose Mourinho foli drejtpërdrejt me mesfushorin i cili e informoi atë për kontratën e re”, shkroi gazetari anglez në Twitter.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas ndeshjes me Lazion, Mourinho fjaloset me gazetarë dhe e braktis konferencën

Sport

Ylli i Serie A shënon gol të mrekullueshëm me shishe të ujit në dorë

Sport

Dueli i zjarrtë në Champions, PSG – Man City: Guardiola ka disa fjalë për Messin

Sport

Joshua u dërgua në spital menjëherë pas humbjes ndaj Usyk