Sport

Granit Xhaka me fjalë emocionuese ia uron ditëlindjen nënës së tij

Mesfushori kosovar i Arsenalit dhe Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka, ia ka uruar ditëlindjen nënës së tij me një postim emocionues në rrjetin social “Instagram”, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Prishtina ka shkruar: “E vetmja gjë që kërkojë nga Zoti është që mami im te jetë e lumtur dhe me shëndet të mirë. Faleminderit që je ti. Jam i bekuar dhe i nderuar që jam djali yt. Gëzuar ditëlindjen mami”, ka shkruar Granit Xhaka në “Instagram”, përcjell Zeri.info.

Xhaka tash e disa vite po shkëlqen te Arsenali, teksa me shumë sukses po luan edhe Zvicra që tashmë është bërë edhe kapiten i “Helvetëve”.

26-vjeçari është një ndër futbollistët më të suksesshëm shqiptarë.

Ai më parë ka qenë pjesë e Borussia Monchengladbachut dhe Baselit. /

Postime të ngjajshme
Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri

Sport

UEFA publikon listën me kandidatët për ekipin e vitit

Sport

Saranda Daci flet për debutimin dhe transferimin në Çeki