
Drejtori Sportiv, Granit Begolli ka lajmëruar se nuk do të mbajë më këtë pozicion tek Prishtina, përcjellë Gazeta Olle.
Lajmin e dha vetë Begolli që përmes rrjetit social facebook njoftoi që gjithçka mes tij dhe skuadrës ka mbaruar.
Begolli i uroi shumë suksese në vijim klubit të qytetit, teksa tha se ishte kënaqësi dhe privilegj për të ushtrimi i detyrës si Drejtor Sportiv i kryeqytetasëve.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit Prishtina
Nga sot unë nuk do të jem pjesë e klubit, FC Prishtina. Ishte një vit shumë i mundimshëm në rrethana si kurrë më parë, por edhe pse me shumë sfida e shumë probleme – klubi vazhdoi rrugën drejt objektivave, ku sezonin e shkuar arritëm ta fitonim Kupën dhe të dalim në garat ndërkombëtare, këtë vit Prishtina, është në garë që të fitoj të dy trofetë, unë i dëshiroj shumë suksese klubit të qytetit tim, ishte kënaqësi për mua e privilegj ta ushtroj postin e Drejtorit Sportiv.