Sport

Gramoz Vokrri sqaron marrëveshjen me “Pro Talents Kosova” për emrin e Fadil Vokrrit

Të premten u nënshkrua marrëveshja për mbrojtjen e emrit të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri nga biri i tij, Gramozi si dhe kompania Pro Talents Kosova.

Presidenti i kësaj kompanie, aktori i njohur, Osman Azemi me një komunikatë potencoi se marrëveshja do t’i japë fund përdorimit të emrit të Vokrrit pa autorizim nga familjarët dhe kompania.

A do të thotë kjo se stadiumi ‘Fadil Vokrri’ më nuk do ta mbajë këtë emër, apo turnetë dhe çmimet që ndahen në emër të tij do të pushojnë së ekzistuari?

Epo, jo sipas Gramozit, me të cilin Periskopi ka kontaktuar të premten për të mësuar më shumë rreth kësaj marrëveshjeje.

”Jo, jo nuk impaktohen kurrgjo, vetëm është mbrojtje komerciale. Mos me mujtë me bo gjithçka me emër për përfitime, pa leje,” u shpreh fillimisht Vokrri kur u pyet nëse do të ketë impakt në elementet e lartëpërmendura marrëveshja.

I pyetur ta konkretizojë se në cilat raste nuk do të jetë e lejuar të përdoret emri i Fadil Vokrrit, ai shtoi:

”Nëse del një produkt në treg pa lejen e kësaj kompanie e cila është e autorizuar për menaxhimin e emrit.”

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina - Feronikeli, mbyllet pjesa e parë në kryeqytet

Sport

35 minuta në ndeshjen Prishtina vs Feronikeli, ja rezultati momental

Sport

Penallti në “Fadil Vokrri”, ja çfarë ka ndodhur!

Sport

Merr fund gjithçka, Liverpool hedh në shitje Xherdan Shaqirin