Lajme

Grabitje në Prishtinë, Policia në aksion

Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në mbrëmjen e sotme në disa lagje të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast grabitje.

Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

LajmeSport

Shpërthen humori ne rrjetet sociale pas reagimit të PSD-së për Superligën Evropiane

Lajme

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

Lajme

Momenti kur arrestohet nga policia Rudolf Nikolli që tentoi të vrasë 5 persona në xhami