Lajme

Grabitet bankomati i një banke në Prishtinë, shpërthehet me ekzploziv

Sot rreth orës 05:30 minuta me anë të një shpërthimi është dëmtuar dhe vjedhur bankomati i një banke në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.Personat e dyshuar më ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të rojes, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet lidhur me rastin në fjalë, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa perona rë dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armëzjarri në drejtim të një personi (roje).Nuk raportohet për persona të lënduar.Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”

Postime të ngjajshme
Lajme

E turpshme – Gent Cakaj suImohet në Shqipëri pse e vizitoi Prekazin e Adem Jasharit

Lajme

LDK s’bën zë, Rudari ka pak fjalë, por jo shumë shpresëdhënëse

Lajme

Exit Poll: Ja kush fitoi në Podujevë!

Lajme

E rëndë/ I riu kosovar me vajzën 6 muajshe, vdesin në një aksident në Gjermani