Lajme

Grabitësi kosovar ia sheh sherrin të dashurës, u zbulua dhe arrestua nga një storie në Instagram

29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Gazeta Online Reporteri.net nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se ra në pranga Latifi, pasi u identifikua si i dyshuar për përfshirjen në grabitjen e së hënës në Prizren.

29 vjeçari ia pa sherrin një ‘story’ të postuar në rrjetin social Instagram nga e dashura e tij, emër i njohur për redaksinë.

E dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit.

Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar edhe fotografinë e publikuar si ‘story’ në Instagram, që u bë shkas i kapjes së të dyshuarit.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

Related posts
Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *