Lajme

Goran Bregoviqi mbërrin në jug të Shqipërisë, pushon me Richard Grenellin

Këngëtari serb Goran Bregoviq, i cili është bërë simbol bojkoti në ditët e fundit në Shqipëri për shkak të ftesës që ka marrë për të qenë në Festën e Birrës së Korçës, ka ardhur të shijojë edhe plazhet e vendit tonë.

Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është fotografuar në një varkë me Bregoviq.

Fotoja e mëposhtme vjen nga brigjet e Jalës, aty ku Grenell po pushon prej disa ditësh dhe është publikuar nga drejtuesi i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi.

Në foto duket Grenell dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu që është një nga sponsorët e Festës së Birrës që është planifikuar të mbahet nga data 18-22 gusht, në Korçë.

Por, Dosja.al ka mësuar se atyre iu është bashkuar edhe këngëtari serb Goran Bregoviq. /frontonline.net

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër

Lajme

Gastronomët kanë një njoftim për gjithë klientët

Lajme

U raportua se janë kthyer eshtrat e Ukshin Hoti, ja çfarë thotë djali i tij

Lajme

Këtyre moshave u takojnë 3 viktimat e sotme të COVID-19