Sport

Goli i parë i sulmuesit shqiptar ishte thjesht fantastik, reagimi i trajnerit dhe presidentit të Barçës s’ka nevojë për fjalë

Rei Manaj ka shkëlqyer në debutimin me ekipin e parë të Barcelonës A. Sulmuesi shqiptar realizoi tre gola kundër Gimnastica, për të lënë shenjën e tij me fanellën e katalunasve.

Mundësia e artë mbërriti papritur për Manajn, teksa pritej që të vinte zyrtarizimi te Famalicao..

Megjithatë në Spanjë kishin menduar që të aktivizonin sulmuesin në mënyrë që t’ia rrisnin më tepër vlerën në treg në rastin e një goli të shënuar me fanellën që peshon rëndë.

Megjithatë futbollisti i Kombëtares shqiptare i ka dalë nga pritshmëritë të gjithëve me tripletën e tij dhe për më tepër me mënyrën sesi shënoi golin e parë.

Të befasuar dhe njëkohësisht të qartë për fatin e lojtarit janë parë presidenti i Barcelonës dhe trajneri i kësaj skuadre.

Laporta dhe Koeman ishin shumë të ftohtë pas golit spektakolar të Manajt, duke qëndruar në vend dhe pa duartrokitur atë që u prodhua në fushën e blertë.

Një shenjë e qartë kjo se bëhet fjalë për rritjen e kartonit të futbollistit, megjithëse duhet të presim nëse do të ketë të tjera mundësi në miqësoret e radhës.

Postime të ngjajshme
Sport

Publikohet ranglista e re e FIFA-së, ja ku rënditet Kosova

Sport

Superlajm për Edon Zhegrovën

Sport

Aguero arrin te Barcelona dhe shpenzon gjysmë milioni euro për të blerë një veturë të re

Sport

Vëllaznimi bën goditjen e radhës në merkato