Sport

Goli i Mërgim Berishës shpallet “Goli i Javës” në Ligën e Evropës

Goli i shënuar nga Mërgim Berisha ndaj Antwerp, është zgjedhur si goli më i mirë i raundit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Të enjten mbrëma, Fenerbahce shënoi fitoren e parë në Grupin D të Ligës së Evropësi, pasi fitoi 3-0 në udhëtim te Antwerp.

Njërin nga golat e fitores për skuadrën turke, e shënoi Mërgim Berisha në minutën e 29-të.

Goli i futbollistit nga Kosova ishte jashtëzakonisht i bukur, teksa u votua edhe si “Goli i Javës”.

Në listë ishte edhe goli i Myrto Uzunit, me reprezentuesin shqiptar që gjithashtu shënoi gol të bukur për Ferencvarosin ndaj Celticut.

Sofiane Feghuli (Galatasaray) dhe Sadi Benrahma (West Ham), ishin dy futbollistët tjerë në garën për golin më të mirë.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme