Sport

Golashënuesi historik i Malishevës, Hasani Hyseni: Golin ia dedikoj…

Malisheva ka arritur që në ndeshjen debutuese në Superligën e Kosovës të luajë baras ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku golin e pare historik për Malishevën e realizoi sulmuesi anësor, Hasan Hyseni.

Hyseni shënoi pas 13 minutave lojë, kur pas një gabimi të Kristi Vangjelit, sulmuesi kaloi edhe portierin Haxho për të shënuar.

Pas ndeshjes, futbollisti tha se është tepër i lumtur, gjithashtu golin ia dedikoi qytetarëve të Malishevës.

“U angazhuam maksimalisht që t’i bëjmë ballë kampiones në fuqi. U paraqitem jashtëzakonisht mirë, por fati nuk e deshi. Është shume e dhimbshme të pësosh në sekondat e fundit të ndeshjes”.

“Jam shume i lumtur që kam shënuar golin e parë për Malishevën në ndeshjen debutuese në Superligë, këtë gol ia dedikoj gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Hyseni për GazetaSheshi.

Malisheva javën e ardhshme takohet me Ulpianën.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane