Sport

Gol fantastik nga Nedim Bajrami, Empoli drejt rikthimit në Serie A

Nedim Bajrami ka vazhduar me formë të mirë te Empoli, duke e drejtuar skuadrën drejt Serie A.

Empoli kryeson në Serie B dhe ndodhet në rrugën e duhur për t’u kthyer në elitë, pasi ka tubuar 66 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë.

Sot Empoli mposhti Brescias me rezultat 4-2, ku mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ishte një nga autorë e golave.

Ishte minuta e 17-të kur Bajrami dërgoi rezultatin në 2-0 falë një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës.

Ky ishte goli i katërt sezonal, ndërsa numëron edhe tetë asistime këtë sezon.

22-vjeçari ka zgjedhur të luajë me kombëtaren shqiptare, por FIFA nuk e lejoi të vishte fanellën kuqezi.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit

Sport

A do të kthehet Ronaldo në Sporting? Flet Jorge Mendes

Sport

Lista e 10 sportistëve më të paguar sipas Forbes

Sport

Drita apo Ballkani, cili do të jetë klubi i tretë që do të dal në Evropë?