Sport

Godet Malisheva, transferon një tjetër futbollist

Malisheva, është përforcuar edhe me një lojtar tjetër vendor, shkruan Gazetasheshi.com.

Ekipi nga qyteti i Malishevës kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Agon Xhakën.

Mbrojtësi me të besuarit e Arsim Thaqit, ka firmosur një kontratë një vjeçare. 24 vjeçari me parë ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Besës së Pejës.

Postimi i plotë:

Agon Xhaka I lindur me 9 qershor 1997 në Lausanne të Zvicrrës , është një lojtar mjaft i gjithanshëm. Kryesisht luan si qendër mbrojtës, e po ashtu luan edhe si mbrojtës i majtë dhe i djathtë.

Shquhet për aftësitë e shkëlqyeshme në krosime, hap dhe energji. Ka patur një karrierë mjaft të bujshme në futbollin kosovar, ka filluar me KF Prishtinën ekipin juniorë pastaj ka luajtur për Llapin,është rikthyer përsëri në KF Prishtina.

Vitin e fundit ka lujtur me Besën e Pejës, shumicen e ndeshjeve ka qenë kapiten i skuadres.

Marrëveshja e arritur me Agonin për sezonin 2021-2022, për FC Malishevën është më se e mirëseardhur dhe një shtytje për klubin tonë në sfidat që na presin.

Ne, në FC Malisheva i deshirojmë mirëseardhje Xhakës në klubin tonë dhe i deshirojmë shumë fat në jete dhe karrierë.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri