Sport

Godet Llapi transferon një mbrojtës nga Belgjika

KF Llapi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë Amir Hossari. Trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina këtë e ka konfirmuar për Insportin, duke deklaruar se janë në pritje të tij. Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë, me shtetësi të dyfishtë, duke poseduar pasaportën e Belgjikës dhe Libanit.

Numri një i Llapit, deklaroi se është në pritje të Hossarit dhe me shumë gjasë të premten (nesër) do të bëhet prezantimi i tij, para nisjes në Turqi për fazën përgatitore.

“Nga nesër ne do të udhëtojmë për Antalya edhe sot shpresojmë që të arrijë transferimi i fundit i cili do të jetë këtu në Kosovës. Amir Hossari është një mbrojtës i krahut të majtë. Ai vjen nga Belgjika, nesër presim të bëjmë zyrtarizimin dhe në mbrëmje të fluturojmë për në Turqi. Është një futbollist algjerian, i cili ka ka bërë karrierë në Belgjikë”.

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, jashtë

Hossari është 27 vjeçar dhe skuadra e tij e fundit është Shabab El-Bourj SC nga Libani.

Ai karrierë e ka filluar në Belgjikë me klubin FCV Dender Eh, më pas është transferuar në klubin tjetër belg KSK Halle. Nga viti 2018 është pjesë e futbollit libanes, duke luajtuar për skuadra të ndryshme.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim