
Transfermarkt ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.
Deri më tani anësori i Prishtinës, Gledi Mici kishte qenë futbollisti me vlerën më të madhe në elitë, por tani gjithçka ka ndryshuar me primatin e më të vlefshmit që e ka rrëmbyer Marko Simonovski i Feronikelit.
Micit i ka rënë vlera për plotë 100 mijë euro pas transferimit tek Prishtina dhe nga 475 mijë euro sa kushtonte më parë, tashmë vlenë vetëm 375 mijë, ndërsa edhe Simonovski ka pasur rënie për 50 mijë euro, por tashmë është lider sa i përket vlerës dhe kushton 400 mijë euro.
Në pozitën e tretë sa i përket vlerës tashmë është Armend Thaqi i Ballkanit.