Sport

Gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen normalisht

UEFA po planifikon që ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të vazhdojnë ashtu siç ishin planifikuar, pavarësisht kërcënimit për largim nga kjo garë të skuadrave të përfshira në Superligën Evropiane, ka njoftuar të martën ESPN.

Real Madridi, Chelsea e Manchester City janë në mesin e 12 skuadrave që janë pajtuar të jenë pjesë e Superligës Evropiane, të cilën po e kundërshton fuqishëm UEFA.

Madje, u paralajmërua se ekipet e përfshira në Superligën Evropiane do të ndalohen nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s, më së largu deri të premten.

 

Një sanksionim i tillë, do të shihte eliminimin e menjëhershëm të Realit, Chelseat e Cityt që tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, mësohet se UEFA nuk po e konsideron përjashtimin e klubeve nga gara këtë javë dhe duelet gjysmëfinale do të zhvillohen javën e ardhshme.

Reali do të përballet me Chelsean më datën 27 prill derisa një ditë më vonë, City do të jetë mysafir i Paris Saint-Germainit.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita do të mbetet pa një investitor të fuqishëm, Valon Murseli do të largohet në fund të këtij edicioni

Sport

Luftë e madhe në Ligën e Dytë, kështu duket tabela kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund

Sport

Tre talentë shqiptarë në listën e Zvicrës U21

Sport

Njëri nga futbollistët kryesor të Real Madridit pozitiv me Covid-19, mungon në ndeshjen e fundit të La Liga-s