
Gjyqtari britanik, Mike Dean kërkoi të mos gjykojë asnjë ndeshje në Premierligë këtë fundjavë, pasi ai u ofendua dhe kërcënua me vdekje në rrjetet sociale pasi përjashtoi dy futbollistë në dy ndeshje së fundmi.
Dean u kritikua ashpër për përjashtimin e futbollistit të West Hamit, Thomas Soucek për një ndërhyrje ndaj sulmuesit të Fulhamit, Aleksandar Mitroviq, shkruan “Zeri.info”.
Ai përjashtoi katër ditë më vonë edhe mbrojtësin e Southamptonit, Jan Bednarek pas ndërhyrjes ndaj Anthony Martialit në humbjen 0:9 nga Manchester Unitedit.
Pas përjashtimit me të kuq, Bednarek u dëgjua duke thënë: “Martial tha se nuk ishte faull”.
Të dy kartonët e kuq bën që klubet përkatëse të ankohen në federatë, e cila ua pranoi ankesat.
Familja e gjyqtarit 52-vjeçar poashtu mori kërcënime, të cilat u raportuan në polici.