Sport

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjet evropiane në Zagreb e Bukuresht

Gjyqtarët gjakovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane këtë fundjavë në Zagreb të Kroacisë, ka njoftuar faqja zyrtare e FHK-së, përcjell “Zeri.info”.

Ata ishin të deleguar nga EHF-ja për ndeshjet çerekfinale të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të Lokomotiva Zagrebit dhe Slavia Praha të Çekisë.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra kroate me rezultat 30:25. Lokomotivës i takoi edhe ndeshja e dytë, 31:27 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale.

Dy gjyqtarë të tjerë, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar edhe një ndeshje të garave evropiane.

Këtë fundjavë është konfirmuar prania konstante e anëtarëve të FHK-së në Kupat Evropiane me zyrtarë të ndeshjeve.

Beqiri e Krasniqi të dielën ishin gjyqtarë të takimit të parë të 1/8 të finales së Kupës Evropiane (meshkujt) në mes të CSM Bucurestit dhe AEK-ut të Athinës. Skuadra rumune fitoi me 28:23.

Postime të ngjajshme
Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero

Sport

Superliga Live: Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Trepça ’89 – Prishtina

Sport

Superliga Live: Trepça ’89 – Prishtina