Sport

Gjyqtarët e javës së 20-të: Nuza nuk delegohet fare, Prishtina – Ballkani i besohet…

Xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll, fillon ditën e premte dhe përfundon ditën e diele.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do e pres Ballkanin e Suharekës.

Tashmë, është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve dhe personave zyrtarë për ndeshjet e javës së 20-të.

“Bilbilin” kryesor për të drejtuar ndeshjen derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i është besuar gjyqtarit, Selim Isufi. Ai do të asistohet nga Besnik Morina dhe Driton Preniqi, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Isak Ceroviki.

Vlen të përmendet që gjyqtari më i përfolur në javën që shkoi, Genc Nuza, nuk është deleguar në asnjë ndeshje këtë javë.

Më poshtë Gazeta Sheshi ua sjellë gjyqtarët që do ndajnë drejtësinë në ndeshjet e kësaj jave:

 

Postime të ngjajshme
Sport

Vendoset hapja dhe mbyllja e afatit kalimtar në Premierligë

Sport

Istogu huazon një futbollist nga skuadra e Ballkanit

Sport

E KONFIRMUAR: Skuadra nga Maqedonia rrëmben super-talentin kosovar

Sport

Ekskluzive: UEFA kërkon dorëheqjen e Ademit, i dërgon letër FFK’së