Lajme

Gjykata Supreme pritet të marr vendim për 392 pakot me fletvotime

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjykata Supreme e Kosovës sot pritet të marr vendim për 392 pakot me fletvotime të ardhura në Kosovë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon numërimin e tyre ndërsa Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e tyre duke konstatuar se ato pako kanë arritur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.

Paneli, para nxjerrjes së vendimit, ka kërkuar një përgjigje nga KQZ-ja përkitazi me këto pako, ku kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në përgjigjen e saj ka thënë se pesë ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me datë 12.11.2019, kanë shkuar për ta mbyllur fahun postar numër 6, duke konsideruar se është përmbyllur tashmë procesi zgjedhor (pas përmbylljes së procesit zgjedhor, vjen faza e shkatërrimit të material zgjedhor), KQZ-ja ka tërhequr edhe 381 zarfe të supozuara me fletëvotime, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës.

KQZ-ja mëtej në përgjigjen dërguar PZAP-it thekson se pas mbylljes së fahut, dërgesat kanë vazhduar të arrijnë në KQZ dhe kështu në periudhën 19.11.2019-21.11.2019, kanë arritur në zyrën e shërbimit votues edhe 11 zarfe të supozuara me fletëvotime.

Burimet e Indeksonline brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë thënë se pakot e tërhequra nga fahu postar numër 6 janë bërë pa përcjelljen e Policisë së Kosovës me qëllimin që ato duhet të shkatërrohen duke konsideruar se ka përfunduar procesi zgjedhor.

Indeksonline ka pyetur Policinë e Kosovës nëse ata kanë përcjell këto pako si në rastet e kaluara, mirëpo nuk ka marr përgjigje konkrete.

Ndërkohë që nuk ka pas përcjellje të atyre pakove nga Policia e Kosovës e ka thënë edhe anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi.

Ai ka thënë se në fakt si material “sensitiv” është përdorur jashtë çdo procedure, pa mbikëqyrje, pa informim dhe pa përcjellje të policisë. Ato n’fakt, sipas tij, nuk janë as material sensitiv dhe për KQZ-në, janë të papërdorshme

Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim të vonimit të certifikimit të rezultateve ka bërë ankesë në pakot që janë pranuar për shkatërrim dhe jo numërim.

“Ato pako, të cilat po insiston VV-ja të numërohen, kanë ardhur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe janë pako të destinuara për shkatërrim”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se për sa kohë që vazhdonte rinumërimi dhe ende pa u shpallur rezultatet, ka kuptuar që në adresë të KQZ-së kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime të bashkatdhetarëve me të drejtë vote.

Rikujtojmë se për votat e diasporës të cilat kanë ardhur pas mbajtjes së zgjedhjeve, është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, Nisma Socialdemokrate e cila është e bindur se është shkelur ligji zgjedhor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat