Lajme

Gjykata Speciale mban seancën e ardhshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet më 16 shkurt në ora 11:00.

Sa i përket seancës për Salih Mustafën, javën e kaluar ka pasur zhvillime.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin e parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

Tre nga personat që u paraqitën si viktima vijnë nga e njëjta familje, thuhet në raportin që Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ia ka dorëzuar gjykatësit Nicolas Guillou.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave thotë se aplikantët s’kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga kjo zyrë.

Gjykatësi Nicolas Guillou ka vlerësuar se viktimat e paraqitura kanë përshkruar akte që s’kanë lidhje gjeografike dhe kohore me krimet për të cilat akuzohet ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa.

Zyra që merret me viktimat thotë se aplikuesit s’kanë kërkuar masa mbrojtëse, me përjashtim të njërit, që ka kërkuar që informacioni i tij identifikues të mos zbulohet për publikun.

Postime të ngjajshme
Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Kurti: Do të mundësojmë punësim të garantuar për një vit për të rinjtë nga 16-18 vjet

Lajme

Zyrtarja e Vetëvendosjes reagon pas sulmit fizik ndaj gazetarit Duriqi