Lajme

Gjykata e shpall fajtor Pal Lekajn

Pal Lekaj është shpallur fajtor nga Gjykata për vepra korruptive.

Ish-kryetari i Gjakovës është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht, për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkruan lajmi.net.

Sipas akuzës ndaj tij, ai i kishte shkaktuar dëm buxhetit të komunës për 69 mijë euro.

Dënimi ndaj Lekajt nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale brenda një periudhe prej dy vitesh nga plotfuqishmëria e vendimit.

Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja

Lajme

A do të ketë ndryshim të masave anti-Covid, flasin nga Asociacioni i Komunave

Lajme

Ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit