Lajme

Gjykata e dënon me gjashtë muaj burgim me kusht dhe gjobë Sokol Bashotën

Gjykata ka marrë vendim për ish-kryetarin e Klinës, Sokol Bashota.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, shkruan lajmi.net.

Gjykata Bashotën e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht si dhe me gjobë 1 mijë e 200 euro.

Në emër të paushallit gjyqësor, Bashota do t’i paguajë edhe 20 euro të tjera. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Kush janë kandidatët për deputetë që po kërkojnë rinumërim të votave

Lajme

Gjinovci tregon batutën që ia tha Kurtit sot

Lajme

“Nëse LDK-ja e ka zgjedhur Thaçin president, pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit”

Lajme

Si po ndodh manipulimi i votave në Kosovë?