Lajme

Gjuajtje me armë zjarri afër selisë së LDK-së në Prishtinë

Në afërsi të selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot rreth orës 18:00 ka pasur gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”.

Kjo është konfirmuar për “Front Online” nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të rrugës ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë”, tha ajo.

Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e të dyshuarit dhe lokalizimin e vendodhjes së tij.

Rasti në polici po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Postime të ngjajshme
Lajme

Vritet një person në Batllavë

Lajme

12 komunat ku LVV shkon në balotazh

Lajme

Në 24 komuna përfundon numërimi i votave, këta kandidatë prijnë në zgjedhje

Lajme

Numërohen votat në Mitrovicë, ky është rezultati