Lajme

Gjonaj, thirrje diasporës të votojë në zgjedhjet e tetorit në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut Mark Gjonaj foli për prioritetet që duhet të ketë qeveria e re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ai kërkoi nga komuniteti shqiptar jo vetëm në Nju Jork, që të marrin pjesë në këtë proces, duke votuar përmes postës, transmeton Voa.

Zoti Gjonaj foli edhe për tarifën prej 100 për qind që Kosova ka vendosur ndaj mallrave serbe. Ai tha se Serbia e përdori këtë si justifikim për t’u larguar nga tryeza e bisedimeve.

Tarifa 100 për qind ndaj mallrave, bisedimet Kosovë-Serbi, liberalizimi i vizave e shumë çështje tjera, do të jenë sfida të mëdha për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme që mbahen në Kosovë, më 6 tetor.

Krahas këtyre çështjeve, anëtari i këshillit bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, i kërkon qeverisë së re të përqëndrohet tek mirëqenia e qytetarëve./voa/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat