
Kombëtarja e Kosovë më 12 janar luan me Suedinë në në ndeshje të karakterit miqësor.
Kjo ndeshje nuk është në oraret e UEFA-s dhe do të shërbejë më shumë për testimin e lojtarëve të rinj, shkruan Reporteri.net
Suedia në listën e të ftuarve ka vetëm futbollistët që luajnë në kampionatin suedez, ndërsa edhe Kosova shumicën e lojtarëve për këtë takim i ka nga Superliga.
Bernard Challandes pritet që t’ua jap mundësinë disa lojtarëve të rinj, të cilët janë premtues për të ardhmen.
Kjo përballje do të luhet të dielën me fillim nga ora 15:45 sipas kohës tonë lokale.
Vendi ku do të luhet është pra në Doha të Katarit.
Stadiumi në të cilin do të zhvillohet ky takim është ‘Al Ahli’ që ka një kapacitet prej 18 mijë ulësesh.