Sport

Gjithçka që duhet të dini për Jordaninë: Stili i lojës, vlera e Kombëtares, renditja dhe rezultatet e fundit

Kombëtarja e Kosovës sonte (e mërkurë) i bën ‘konak’ Kombëtares së Jordanisë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” pas dy humbjeve në nëntor, ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, do provojnë këndelljen duke shënuar fitore ndaj Jordanisë, shkruan lajmi.net.

Por, për shumë prej juve, Jordania mund të jetë një Kombëtare e panjohur. Lajmi.net ju sjellë detaje për skuadrën mysafire.

Vlera e lojtarëve dhe e Kombëtares:

Nëse flasim për vlerën e Kombëtares së Jordanisë, atëherë është shumë prapa Kosovës, ngase e tërë skuadra nuk ka vlerë më shumë se mbrojtësi ynë Mërgim Vojvoda në Transfermarkt.

Jordania vlen 4.28 milionë euro, ku futbollistët më të shtrenjtë janë mbrojtësi i krahut të djathtë Ehsan Haddad dhe qendërmbrojtësi Yazan Al-Arab, që vlejnë 400 mijë euro, kështu se paku qëndrojnë të dhënat në Transfermarkt.

Ndërsa, tek “Dardanët”, futbollisti më i shtrenjtë është kapiteni Amir Rrahmani, që vlen 16 milionë euro, pra afro katër herë sa e tërë skuadra e Jordanisë.

Numri i lojtarëve dhe mosha mesatare:

Jordania ka 24 futbollistë në skuadër, ku mosha mesatare është 27.3. Nëse shohim edhe këtë aspekt, Kosova qëndron më mirë, ngase me 25 futbollistë në skuadër, mosha mesatare është 25.8.

Renditja në FIFA

Nëse flasim për renditjen në FIFA, Jordania qëndron shumë më mirë se Kosova.

Skuadra mysafire qëndron në pozitën e 90-të në renditjen e plotë të FIFA-së, derisa Kosova zë vendin e 113-të.

Stili i lojës që zhvillon Jordania dhe rezultatet në kualifikuese për Kupën e Botës:

Jordania, pavarësisht që nuk ndonjë lojtar me shumë emër, preferon të luajë me sistem ofensivë.

Në ndeshjet e fundit, Jordania ka preferuar sistemin 4-2-3-1, por në tre ndeshjet e fundit në kualifikimet për Kupën e Botës në Azi, kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.

Ky rekord është më i mirë që Kosova, që në shtatë ndeshje, ka shënuar vetëm një fitore ndaj Gjeorgjisë, humbur pesë të tilla dhe barazuar me Greqinë.

Rekordi në ndeshjet miqësore

Sa i përket ndeshjeve miqësore, të dy Kombëtaret kanë rezultate pozitive. Nga tetë ndeshje, Jordania ka fituar tre, barazuar në dy dhe humbur tre të tjera.

Kurse, Kosova në gjashtë miqësore në vitin 2021 ka fituar katër dhe humbur dy.

Ndërkohë, kujtojmë se Kosova zhvillon përballjen ndaj Jordanisë me fillim nga ora 18:00.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme