
Gjilani ka arritur ta mposht thellë Ramiz Sadikun, në ndeshje miqësore me rezultat prej 5 me 0, përcjellë Gazeta Olle.
Djelmoshat e drejtuar nga Bylbyl Sokoli kanë dominuar lojën në tërsi, duke arritur madje të konkretizojnë rastet dhe ta mbajnë portën e paprekur.
Tregolësh ka shënuar sulmuesi i rikthyer së fundmi nga lëndimi, Tomislav Busic ndërsa nga një gol tjetër e shtuan Darko Nikaç dhe Tomislav Sorsa.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Gjilani dhe Drita pritet t’i luajnë ndeshjet kampionale po në këtë stadium, për shkak se stadiumi i qytetit do të jetë në rinovim.