Sport

Gjilani – Prishtina, vjen edhe goli i dytë – ja kush ka shënuar

Superliga vazhdon edhe sot (e diel), në orar janë dy ndeshje, shkruan Sheshi.info

Ndeshja kryesore e javës së 13-të do të zhvillohet në Anamoravë, pasi aty do të përballen Gjilani dhe Prishtina. Beteja në mes kuqebardhëve dhe bardhekaltërve do të ketë për objektiv pikët e plota.

Ndërsa në Klinë, Dukagjini sfidohet nga Feronikeli. Bardhegjelbërit kërkojnë fitore për të iu hakmarruar ‘industrialistëve’ nga humbja e pësuar në ‘Rexhep Rexhepi’, derisa edhe Nikli dëshiron pikët e plota në këtë përballje.

Sheshi.info do të ju mbaj të informuar në kohë reale për çdo ndryshim të rezultatit.

GJILANI – PRISHTINA 1:1

67′ GOOOOOL! Progni barazon rezultatin nga penalltia

59′ Krasniqi (Prishtina) rrezikon kuqebardhët, shtylla shpëton Gjilanin

58′ Useini (Gjilani) ndëshkohet me karton të kuq

51′ Hoxha (Gjilani) zverdhët nga gjyqtari Çaka

– Nis pjesa e dytë

– Përfundon pjesa e parë

+ 3 minuta shtesë

44′ B. Krasniqi (Prishtina) ndëshkohet me karton të verdhë

41′ Hajdari (Gjilani) provon të barazoj rezultatin, por topi pak centimetra nga porta

37′ Torassa (Gjilani) gjuan por qëllon shtyllë nga një harkimi i Prognit, shpëton kësaj radhe Prishtina

30′ GOOOOOL! Hoti kalon në epërsi bardhekaltërit

27′ Kryeziu (Prishtina) rast të mirë, por Koliçi i mohon golin

14′ Progni (Gjilani) provon të kaloj në epërsi ekipin e tij, mirëpo Halimi ndalon këtë gjë

12′ John (Prishtina) sërish shpërdoron mundësi të mirë, tani gjuan jashtë porte

10′ John (Prishtina) mundësi e artë për të kaluar në epërsi, ballë me ballë me Koliçin, por ky i fundi del fitimtar

8′ Progni (Gjilani) teston nga faulli Halimin, portieri prishtinas e pret mjaft mirë gjuajtjen e tij

– Nis ndeshja

– Tifozëria nga kryeqyteti “Plisat” kanë udhëtuar në Anamoravë për të përkrahur ekipin e tyre dhe kërkojnë pikët maksimale nga Prishtina.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Otande, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John. Kryetrajneri: Zekrija Ramadani

Gjyqtarët: D. Çaka, B. Selimaj, E. Bicaj, B. Ajeti – VAR: E. Zasella, I. Ceroviku

Stadiumi: I “Qytetit”, Gjilan

DUKAGJINI – FERONIKELI 1:0

– Përfundon ndeshja

+ 3 minuta lojë shtesë

84′ Zëvendësim te Feronikeli, hyn Qorri në vend te Gashit

75′ GOOOOOL! Bujar Shabani kalon në epërsi me njërin nga golat me të bukur në Superligë

66′ VAR nuk bindet për penallti, fundore për Smakiqin

65′ Januzi (Dukagjini) nuk arrinë të mposht Smakiqin; VAR po e rishikon mundësin për penallti

– Nis pjesa e dytë

– Përfundon pjesa e parë

+ 2 minuta lojë shtesë

43′ Maliqi (Feronikeli) sërish provon të realizoj, Haxhihamza prapë del fitimtar

35′ Ahmeti (Dukagjini) teston Smakiqin, ky i fundit pret mjaftë mirë tentimin e tij

22′ Kuçi (Dukagjini) ndëshkohet me të verdhë

21′ Maliqi (Feronikeli) rrezikon klinasit, por gjuajtja e tij përfundon mbi portë

20′ Ahmeti (Dukagjini) tenton të realizoj, por bllokohet nga mbrojtja e Niklit

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica. Kryetrajneri: Armend Dallku

Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati. Kryetrajneri: Faruk Elshani

Gjyqtarët: V. Kastrati, M. Berisha, T. Ibërdemaj, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

Related posts
Sport

Granit Begolli afër marrëveshjes me skuadrën e madhe kosovare

Sport

Këto janë 12 skuadrat që tanimë kanë siguruar kualifikimin nga grupet e Ligës së Kampionëve

Sport

PAMJET: “Shpërthen” stadiumi San Siro, shënohet goli i parë në ndeshjen Milan-Liverpool

Sport

Kroos me gol spektakolar zhbllokon shifrat në ndeshjen Real Madrid – Inter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *