
SC Gjilani ka arritur të bëjë diçka pozitive në këtë afat kalimtar.
“Skifterat” në përfundim të stinorit vjeshtor ishin jo vetëm skuadra me moshën më të vjetër në Superligën e Kosovës, por edhe në komplet gadishullin ballkanik, shkruan Gazeta Olle.
Tashmë pas disa transferimeve që kanë bërë dhe nënshkrimeve të kontratave profesionale me disa prej futbollistëve të grupmoshave U-19, të besuarit e Bylbyl Sokolit kanë arritur ta eleminojnë epitetin e skuadrës më në moshë të Ballkanit.
Nga 28,8 vjet sa ishte mosha e tyre mesatare më parë, tani është 27,5 vjet.
Tashmë katër skuadra të rajonit janë më të moshuara se sa Gjilani.
“Skifterat” tashmë kanë moshë mesatare më të re se këto klube: Apollon Smyrnis nga Greqia, Radnik Bijeljina nga Bosnia, Botev Vratsa dhe Ludogorets nga Bullgaria.
Gjilani e nis stinorin pranveror në duelin e Kupës së Kosovës kundër Istogut, me shpresën që përvoja e futbollistëve që kanë në organikë do t’i ndihmojë të arrijnë evropën