Sport

Gjilani ndërpret bashkëpunimin me dy futbollistët e njohur

Sport Club “Gjilani” ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm ku kanë shpallur që tani kandidaturën për titullin kampion, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra “kuqebardhe” me marrëveshje të dyanshme i kanë dhënë fund bashkëpunimit me mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin anësor Arbër Çyrbja.

Hila ishte transferuar te Gjilani nga skuadra e Prishtinës, kurse Çyrbja kishte zbarkuar në Gjilan nga Teuta e Durrësit.

Hila gjithashtu e ka falënderuar klubin përmes një ‘story’ të publikuar në rrjetet sociale me mesazhin “Faleminderit SC Gjilani”.

 

“Sheshi” gjithashtu ka mësuar se në ditët në vijim priten edhe largime tjera nga kampi gjilanas.

Postime të ngjajshme
Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”

Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës