Sport

Gjilani mund të mbetet pa dy vëllezërit Keita, oferta nga Evropa në drejtim të tyre!

Aziz dhe Razak Keita janë dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë që kishin zbarkuar në shkurtin e vitit 2019 te Sport Club “Gjilani” për të synuar vazhdimin e karrierës drejt Evropës. Pas dy vitesh e gjysmë të kaluara te ‘kuqebardhët’, dy futbollistët janë gati për të bërë një hap para në karrierën e tyre.

Gazeta “Sheshi” merr vesh ekskluzivisht që në drejtim të klubit gjilanas tashmë kanë ardhur disa oferta nga Evropa. Ende nuk ka asgjë konkrete, pasi që drejtuesit e klubit po e shqyrtojnë me vëmendje transferimin e tyre drejt Evropës, por një gjë e tillë fare lehtë mund të ndodh në afatin kalimtar të verës.

Në fakt interesim për të kishin shprehur edhe disa klube aziatike në janarin e këtij viti, por lëndimi i Razak Keitas kishte ndërlikuar situatën.

Aziz Keita, i cili luan në rolin e mesfushorit defansiv dhe Razak Keita, i cili është një sulmues qendre kanë patur perforancë të mirë në futbollin kosovar, madje falë kontributit të tyre “Skifterat” në edicionin e kaluar ‘fluturuan’ në Evropë.

Afati kalimtar i verës mund të sjellë risi për të ardhmen e dy futbollistëve, të cilët tashmë me gjasa reale për t’u transferuar në një kampionat më të fortë evropian.

Dy vëllezërit Keita, të cilët edhe janë bineq mes vete tashmë kanë mbushur nga 24 vite.

Postime të ngjajshme
Sport

Drita i dërgon urime Malishevës dhe Ulpianës

Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien