Sport

Gjilani merr kryesimin, Mezani shpërthen ndaj gjyqtarëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjilani ka rimarrë kreun e tabelës pas fitores në udhëtim te Vushtrria, por kryetrajneri i kësaj skuadre Gentjan Mezani ka një shqetësim të madh.

Tekniku vlonjat ka vënë në pah numrin e kartonëve të shumtë që ka marrë skuadra e tij në këtë edicion, derisa për këtë i ka vënë fajin ‘këmishëzinjve’.

“Gjilani është skuadra më e dëmtuar këtë edicion. Vetëm në 14 xhirot e para kemi marrë 48 kartonë të verdhë dhe dy të kuq. Kjo gjë nuk i bën mirë as futbollit dhe as askujt. Kemi një president që po investon shumë dhe askush nuk mund të tallet me ne. Gjyqtarët duhet të jenë objektivë, sepse jemi ndëshkuar më shumë se çdo skuadër tjetër këtë edicion. Nuk është normale të shpërndash aq shumë kartonë për pak xhiro, dikush duhet t’i shikojë këto gjëra”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

Më pas Mezani u ndal edhe te mungesat e shumta që po i përcjellin ‘kuqebardhët’ në vazhdimësi këtë edicion.

“Kemi pasur shumë dëmtime edhe para kësaj ndeshje, ndërkohë sot për faj të terrenit na janë dëmtuar edhe tre futbollistët të tjerë. Normalisht se na shqetëson gjendja e lojtarëve, por ne do të marrim ndeshjet një nga një dhe do të shohim para”, deklaroi Mezani.Gjilani me 30 pikë tashmë kryeson renditjen tabelare në Superligë, ndërsa në kuadër të javës së 15-të e pret në shtëpi Drenicën.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv