Sport

Gjilani me njoftim të rëndësishëm për mediat

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Gjilanit ka ardhur me një njoftim zyrtar për media, për derbin e fundjavës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, shkruan BlicMedia.

Ky është njoftimi.

NJOFTIM

Njoftohen gjitha mediat e interesuara, se akreditimet për ndeshjen derbi të javës së 7-të kampionale mes Gjilanit dhe Dritës, e cila zhvillohet të dielën (29 shtator) në ora 15:00, tashmë kanë filluar.

Për shkak hapësirave të limituara në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, numri i gazetarëve do të jetë i limituar, andaj luten gjitha mediat e interesuara për ta ndjekur për së afërmi takimin Gjilani-Drita, kërkesën e tyre për akreditim ta dërgojnë në adresën elektronike të klubit, [email protected]

Kërkesa për akreditim mund të dërgohet më së voni deri në ora 12:00 të datës 28.09.2019( e shtune), ndërsa përveç emrit të mediumit në kërkesën e parashtruar për akreditim duhet të jetë emri, mbiemri, numri i letërnjoftimit dhe pozita ( gazetar fotograf ose kameraman).

Gjithashtu luten të gjithë të akredituarit, që ditën e ndeshjes në hyrje duhet të kenë me vete ID e mediumit ose letërnjoftimin (ID personale).

SC Gjilani falënderon paraprakisht gjitha mediat për bashkëpunim.

Zyra për Informim dhe Media
Gjilan, 25 Shtator 2019

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv