Sport

Gjilani me një foto fantastike të Prognit kujton derbin e fituar ndaj Dritës: A keni nevojë për gol nga gjuajtja e lirë?

Gjilani fitoi dje në derbin e madh lokal ndaj Dritës me rezultat 0-2.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, golat për mysafirët i shënuan Gerhard Progni (66′) dhe Shend Kelmendi (89′), shkruan Gazeta Olle.

Goli i Prognit erdhi nga një goditje maestrale nga gjuajta e lirë, që më pastaj ndryshoi edhe rrjedhën e lojës.

Kuqebardhët mëngjesin e sotëm e kanë nisur me një postim fantastik në faqen e tyre zyrtare:

“A keni nevojë për gol nga gjuajtja e lirë? Më telefono ndoshta”, shkrim i bashkangjitur me foton e Prognit.

“Skifterat” me fitoren e madhe në derbin lokal tani kanë grumbulluar nëntë pikë dhe pozicionohen në vendin e pestë në tabelë.

https://www.facebook.com/scgjilani/posts/272830184842820

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf