Sport

Gjilani mbyll përgaditjet para nisjes për në Zvicër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mëngjesin e së premtes Gjilani ka mbajtur seancën e radhës stërvitore, e cila ishte njëkohësisht dhe e fundit para nisjes së ekuipazhit kuq e bardh, për në shtetin helevetik.

Stërvitja e mëngjesit të sotëm u mbajt tek fusha ndihmëse e cila filloi nga ora 09:00 dhe zgjati deri në 10 e 30 minuta, me të cilën futbollistët punuan me ritme mjaft të kënaqëshme.

Sot me skuadrën punën e ka rifilluar edhe Muhamet Useini, i cili ka lënë prapa lëndimin në ndeshjen kundër Ferizajit, lëndim që e mbajti atë larg fushës për disa ditë.

Vlenë të ceket mungesa e Ylli Shametit i cili nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Zvicrës, me ç’rast ai po rikuperohet nga një lëndim muskulor.Shameti pritet që para ndeshjes së javës së katërt kampionale, kundër Drenicës, ti riktheht punës me skuadrën e Gjilanit.

Kujtojmë se skuadra e Gjilanit nesër do të udhëtoj drejt shtetit të Zvicrës, ku ditën e diele do të ndeshet me ekipin nga liga e dytë zviceriane, FC Schaffhausen, njofton klubi nga Gjilani. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv