Sport

Gjilani – Llapi, forma në pesë ndeshjet e fundit, përballjet direkte dhe renditja tabelare

Gjilani do të ballafaqohet me Llapin në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e futbollit të Kosovës.

Gjilani pret sot Llapin me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “Agim Ramadani-Katana” në Gjilan.

Skuadra nga Gjilani ka formën më të mirë në pesë ndeshjet e fundit duke i fituar tri sfida, barazuar një dhe humbur një.


Skuadra nga Podujeva në pesë ndeshjet e fundit ka një bilanc të përafërt me atë të Gjilanit, duke fituar tri ndeshje dhe duke i renditur dy humbje.


Në pesë ndeshjet e fundit direkte në mes vete, rekordi është i barabartë me nga dy fitore dhe një barazim për secilën skuadër.

Gjilani gjendet më mirë në renditjen tabelare duke i grumbulluar 43 pikë në pozitën e katërt.

Llapi për dallim prej Gjilanit, do të luftojë për mbijetesë, pasi që ka 33 pikë në vendin e shtatë.

Postime të ngjajshme
Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Sport

Liridon Leci flet për festimin e tij me shqiponjë: Ishte koha kur Xhaka e Shaqiri kishin bërë këtë gjë ndaj Serbisë

Sport

Liga e Parë, sot do të mësohen dy skuadrat që futen në Superligë

Sport

Prishtina e quan ndeshjen ndaj Gjilanit më të rëndësishmen në tetë vitet e fundit