Sport

Gjilani i quan të pavërteta deklaratat e Bedri Grecës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Gjilanit ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e fundit të futboolistit Bedri Greca, shkruan BlicMedia.

Ky është reagimi i Gjilanit në rrjetet sociale.

REAGIM

Ditëve të fundit nëpër mediat shqipëtare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar ç’do etikë, me ç’rast i njejti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.

SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontartës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.

Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do ti drejtohet organeve kompetente në FFK.

SC Gjilani
Gjilan, 10 Janar 2020

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv