Sport

Gjilani i “plagosur” në startin e kampionatit

Gjilani ka filluar këndelljen pas ‘fiaskos’ që pësoi në xhiron e parë ndaj Feronikelit, por tashmë po përballet me një problem tjetër. Lëndimet janë ato që po e penalizojnë skuadrën e Gentjan Mezanit, teksa dy të tilla ‘lindën’ në vikend gjatë ndeshjes me Ballkanin, shkruan Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi Ylber Kastrati dhe sulmuesi Gerhard Progni u detyruan ta braktisnin fushën e lojës për shkak të lëndimeve.

Për shkak të lëndimit në këtë ndeshje mungoi sulmuesi Darko Nikaç, i cili u lëndua në duel ndaj Llapit në mesjavë.

Ndërkohë, në proces të rikuperimit nga lëndimet mbeten futbollistët Muhamed Useini, Arbër Çyrbja, Keita Razak dhe Tomislav Busiç.

Lista e futbollistëve të lënduar te Gjilani është e gjatë, por pushimi pas xhiros së gjashtë kampional do të jetë i mirëseardhur për ‘kuqebardhët’, gjithmonë nëse nuk pësojnë lëndime të tjera.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka 13 të infektuar, Alkmaari zbarkon në Napoli, në listë djali i legjendës së Milanit

Sport

Manajt e Baftiut i’u deshën 28 javë, Daku e bënë në vetëm 7

Sport

Real Madridi i shpëton turpit, por jo edhe humbjes

Sport

Ajax – Liverpool, Klopp me disa mungesa