Sport

Gjilani i drejtohet Komitetit Ekzekutiv, gati lëndën edhe për CAS

Gjilani nuk heq dorë nga pikët e ndeshjes ndaj Dukagjinit. Klubi gjilanas kishte dërguar kohë më parë ankesë zyrtare te Komisioni i Apelit (Shkallës së Dytë), mirëpo edhe pas afatit 8 ditor që kur është dashur të merret një vendim, nuk ka patur asnjë përgjigjje.

Siç mëson Gazeta ‘Enigma’ tashmë klubi gjilanas i është drejtuar Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, teksa ka kërkuar që ta trajtojnë ankesën.

Gjilani po kërkon që ndeshja ndaj Dukagjinit, e vlefshme për xhiron e 12-të të BKT Superligës të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3, pasi që futbollisti Ahmed Januzi nuk ka patur të drejtë lojë, duke qenë i suspenduar me dy ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq në xhiron e dhjetë ndaj Ballkanit.

Nëse nuk përgjigjet as Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, gjilanasit po bëhen gati që ta dërgojnë lëndën edhe në CAS, Dhomën e Arbitrazhit Sportiv në FIFA.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit pati përfunduar 1-1.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme