Sport

Gjilani – Drita: Kështu pritet të rreshtohen skuadrat në derbi, formacionet e mundshme

Dy rivalët e përbetuar lokal do të “luftojnë” për pikët e plota në derbi, ndërsa të njëjtën kohë duan edhe “shtafetën” e qytetit, raporton Demokracia.com.

Stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë arenë e ballafaqimit ndërmjet “kuqebardhëve” dhe “bardhekaltërve”, ndonëse nuk është në gjendje të mirë infrastrukturore për shkak të punimeve në të.

Ismet Munishi dhe Ardian Nuhiu, dy trajnerët e skuadrave për t’i gëzuar tifozët e tyre dhe të kryesojnë të vetëm në tabelë do të startojnë me futbollistët më të mirë që kanë në dispozicion për ta fituar derbin.

Munishi ka disa mungesa të theksueshme siç janë Besar Musolli, Muhamed Useini e Fiton Hajdari. Ndërkaq te Drita hendikep është mungesa e mesfushorit, Muharrem Jasharit.

“Timonieri” i “Skifterave”, Munishi pritet të startojë si zakonisht në portë me Enea Koliçin, kurse në mbrojtje pritet të jenë Sorsa, Prekazi, Halili e Hoxha.

Mesfusha e Gjilanit pritet të jetë me Albert Dabiqajn, Oltion Rapa e Torrasan.

Ndërkaq, sulmin e Gjilanit pritet ta përbëjnë futbollisti më në formë i skuadrës, Progni, Cale e Blerim Krasniqi.

Në taborin e “Intelektualëve” nuk pritet të ketë ndryshime të theksueshme në 11-shen startuese.

Nuhiu pritet të luajë në portë me Faton Malokun, ndërsa në mbrojtje me Limanin si qendërmbrojtës së bashku me Ardian Cuculin, kurse në krah me Blakqorin e Islamin.

Vucaj, Namani e Fazliu pritet t’i prijnë mesit të fushës te Drita, ndërkohë në sulm pritet të jenë Ajzeraj, Muja dhe Simonovski.

FORMACIONET E MUNDSHME:

GJILANI: Koliçi; Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha; Dabiqaj, Rapa, Torrasa; Cale, Progni, Krasniqi.

DRITA: Maloku; Islami, Limani, Cuculi, Blakqori; Vucaj, Namani, Fazliu; Ajzeraj, Muja, Simonovski.

Derbi i dytë i këtij edicioni në mes Gjilanit dhe Dritës luhet me fillim nga ora 13:00

Related posts
Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *