Sport

Gjilani – Arbëria, përfundon me këtë rezultat

Gjilani e ka njoftuar Arbërinë me humbjen e parë në Superligë, teksa e ka mposhtur me rezultat 3-1 në sfidën e fundit të xhiros së pestë në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt futbollistët e Gentjan Mezanit përmbysën skuadrën e Arbnor Morinës pas golit të realizuar nga Dior Zabërgja.

Gramoz Kurtaj, Edison Kqiku dhe Darko Nikaç realizuan golat e fitores për “Skifterat” të cilëve i’u dha ‘krah’ inkuadrimi në lojë i futbollistit Kqiku, i cili përveçse realizoi golin e dytë, gjithashtu asistoi edhe te goli i tretë.

Me këtë fitore skuadra e Gjilanit tashmë pozicionohet në pozitën e dytë të renditjes tabelare dhe numëron 8 pikë, po aq sa ka Arbëria e cila tashmë zbret një pozitë më poshtë.

Gazeta “Sheshi” jus jell raportin e detajuar të ndeshjes:

Gjilani 3:1 Arbëria

– Mbyllet ndeshja!

+4′ minuta shtesë!

88′ Zëvendësim te Arbëria: Hysen Bytyqi inkuadrohet në vend të Almir Kryeziut.

85′ Zëvendësime te Gjilani: Muhamed Useini dhe Armend Halili inkuadrohen në vend të Keita Aziz dhe Jackson Ferreiras.

84′ Almir Kryeziu (Arb) gjuan nga jashtë zonës, por pret Enea Koliqi.

82′ Zëvendësim te Gjilani: Muhamed Dubova inkuadrohet në vend të Darko Nikaç.

82′ Zëvendësim te Arbëria: Ergon Hyseni inkuadrohet në vend të Sunaj Hasan.

82′ Almir Kryeziu (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

81′ GOOOL | Darko Nikaç (Gjil) realizon brenda zonës pas një super asistimi nga Edison Kqiku, 3-1.

80′ Gentjan Mezani, kryetrajner i Gjilanit ndëshkohet me karton të verdhë!

75′ Labinot Ibrahimi (Arb) ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pasi që e shqelmon me top futbollistin Edison Kqiku dhe përjashtohet nga loja.

68′ Bruno Arrabal (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

65′ Muhamed Useini (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

62′ Zëvendësime te Arbëria: Qlirim Kashtanjeva dhe Aladin Djakovac inkuadrohen në vend të Agon Llugiqit dhe Dior Zabërgjës.

60′ GOOOL | Edison Kqiku (Gjil) gjuan bukur brenda zonës pas një pasimi fantastik të Darko Nikaç dhe realizon për 2-1.

52′ Jackson Ferreira (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

51′ Gerhard Progni (Gjil) me volej provon goditjen nga afërsia, por traversa i’a mohon golin.

50′ Zëvendësim te Gjilani: Edison Kqiku inkuadrohet në vend të Fiton Hajdarit.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Labinot Ibrahimi (Arb) ndëshkohet me karton të verdhë!

+3 minuta shtesë!

43′ GOOOL | Gramoz Kurtaj (Gjil) gjuan brenda zonës dhe realizon për ta barazuar rezultatin, 1-1.

36′ Fiton Hajdari (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

28′ GOOOL | Dior Zabërgja (Arb) gjuan nga largësia dhe shënon për 0:1.

25′ Fiton Hajdari (Gjil) gjendet i vetëm me ‘gardianin’ Donat Kaçiu, i cili pret goditjen e tij në një mundësi 100% për gol.

23′ Almir Kryeziu (Arb) provon me një goditje, por Fustar bllokon goditjen e tij

18′ Besar Musolli (Gjil) gjuan nga largësia, por topi përfundon mbi portë.

16′ Keita Azizi (Gjil) tentojë me kokë pas një harkimi nga Progni, por rrezikun e largon Ibrahimi.

14′ Lojë e luftuar në mesfushë, por ende pa rast serioz.

08′ Zabërgja (Arb) tenton nga largësia, Koliçi e pret pa problem.

05′ Gjilani po sulmon në minutat e para, Arbëria po mbrohet mjaftë mirë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Frashëri, Rapa, Fustar, Ferreira, Aziz, Musolli, Kurtaj, Hajdari, Progni, Nikac. Kryetrajner: Gentian Mezani

Arbëria: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli, Bahtiri, Zabërgja, Bruqi, Llugiqi, Kryeziu, Hasan. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarët: Selim Isufi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Tefik Maloku

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Postime të ngjajshme
Sport

Vedat Muriqi luajti mbi gjysmë ore në barazimin e Lazios, kështu u vlerësua për paraqitjen e tij

Sport

Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit, Manchester United e shkelë Leipzigun

Sport

Ismet “Baba” provokon keq Prishtinën

Sport

Liverpooli pyet ndjekësit në “Facebook” për Shaqirin: Sa i mirë ishte ky njeri mbrëmë?