Sport

Gjilani afër goditjes së madhe, gati nënshkrimi me mesfushorin e njohur

Një ndër lojtarët që ka mahnitur në edicionin e fundit në Superligën e Kosovës në futboll, Arbnor Ramadani, është afër që të transferohet te skuadra e Gjilanit.

Ramadani në edicionin e fundit e barti fanellën e Llapit në Superligën duke e fituar edhe Kupën e Kosovës.

Ramadani pjesë e Llapit është që nga viti 2018.

Mesfushori qëndror i cili në 28 paraqitje me llapjanët në edicionin e fundit i realizoi gjashtë gola, është kontaktuar nga drejtues të Gjilanit, ekip që drejtohet nga trajneri Ismet Munishi. Lajmi konfirmohet nga burime të mirë informuara të “Zeri.info”.

Ramadani gjithashtu ka ofertë edhe nga Tirana në Shqipëri, mirëpo ai pritet që karrierën ta vazhdojë te Gjilani në Kosovë.

27-vjeçari para se të transferohej te skuadra nga Podujeva, ishte pjesë e Dritës.

Gjilani deri më tash e ka transferuar mesfushorin Albert Debiqaj nga Feronikeli, teksa lajmi ishte zbuluar ekskluzivisht javë më parë nga “Zeri.info”.

Postime të ngjajshme
Sport

Mikrobiologu Lul Raka: Kur klubet tona të fillojnë garat në Evropë, le të lejohen shikuesit në një përqindje

Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur