.
Sport

Gjiganti italian kërkon me këmbëngulje transferimin e Berat Gjimshitit

Berat Gjimshiti është rritur shumë në këto sezone me Atalantën ndërsa është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm për bergamaskët e trajnerit Gian Piero Gasperini.

Deri në këtë pikë të sezonit, mbrojtësi i kombëtares ka grumbulluar 21 paraqitje me Atalantën teksa e gjithë ecuria e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga Inter.

Klubi zikaltër pritet të kryej një revolucion në repartin e mbrojtjes sezonin e ardhshëm pasi në listë për t’u larguar janë Ranochia, Kolarov dhe D’Ambrosio, pa harruar edhe De Vrij për të cilin ka interes nga Premier League dhe me një ofertë të kënaqshme ekonomike, mund të lihet i lirë nga zikaltërit.

Kështu, përveç Bremer nga Torino, sipas mediave italiane Inter po mendon edhe për Gjimshitin, kontrata e të cilit me Atalantën skadon pas një viti.

Aktualisht, bergamaskët e vlerësojnë me 15 milionë euro kartonin e Gjimshitit, por mund të ulin pretendimet për të mos e humbur 29-vjeçarin shqiptar me parametra zero.

Sakaq, një tjetër plus për lojtarin kuqezi është edhe sistemi me tre mbrojtës që përdor Inter, me Gjimshitin që tashmë është bërë ekspert i këtij rreshtimi pasi prej kohësh Atalanta luan me tre në prapavijë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të zhvillohet ky skenar pasi ende nuk ka lëvizje konkrete nga palët e përfshira.

Related posts
Sport

Lajmi i fundit: Florim Zuka jep dorëheqje nga Gjilani

Sport

Gjilani dhe Llapi, kërkojnë kualifikimin në raundin e dytë në Ligën e Konferencës

Sport

Zbulohet data se kur do të përballet Drita me Antwerp

Sport

Arbnor Morina tregon se cilat janë gjasat e Ballkanit ndaj Zalgirisit